×
  • Sport
  • Sport

    Transferim i bujshëm në basketbollin kosovar: Ish-lojtari i LA Lakers vjen te Golden Eagle Ylli

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 12:20

    Golden Eagle Ylli ka arritur marrëveshje me Vander Blue deri në fund të sezonit 2019/2020, ka bërë të ditur klubi nga Suhareka.


    Blue është 27-vjeçar, i gjatë 193 cm dhe luan ne pozitat 1 dhe 2. Edhe pse me minutazhë të vogël ai ka qenë pjesë e dy ekipeve me më së shumti histori në ligën më të fortë në botë, NBA.

    Boston Celtics (2013-2014, 4.9 minuta, 1 kercim, 0.33 asistime per ndeshje).

    LA Lakers (2014-2015 2 ndeshje, 36.9 min, 4.5 kercime, 4 asisitme për ndeshje dhe 2017-2018 5 ndeshje, 9 min, 0.2 kercime dhe 1.2 asistime per ndeshje).

    Ai ka marrë pjesë në NBA Summer League me ekipet e NBA si Memphis, Huston, San Antonio, Chicago Dallas dhe LA Lakers.

    Më poshtë keni njoftimin e Golden Eagle Ylli:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!