Argjentinë -Francë, edhe zyrtarisht kjo do të jetë finalja e madhe që do të luhet në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Kampionia në fuqi e botës, Franca mbrëmë siguroi kalimin në finale duke mposhtur Marokun.
Tifozët marokenë dhe ata francezë u përleshën mes vete pas ndeshjes gjysmëfinale që këto dyja kombëtare i luajtën mes vete.
Konflikti mes tyre shpërtheu në qytetin e Montepellier. Ata hodhën mjete piroteknike në drejtim të njëra-tjetrës. Sipas mediave të huaja, një fëmijë 14 vjeçar ka mbetur i vdekur, transmeton Reporteri.net.
Mediat franceze thanë se djali u godit nga një makinë pasi dikush u përpoq t’i vidhte një flamur francez shoferit, gjë që bëri që makina të kthehej në drejtim të turmës.
Policia është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin e tij pranë vendit të ngjarjes.
Franca ka një popullsi të madhe qytetarësh me origjinë marokene, si dhe ish-koloni të tjera në Afrikën e Veriut. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.