×
  • Sport
  • Sport

    Tre kandidatë për president të Komitetit Olimpik të Kosovës

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 17:40

    Institucioni më i lartë sportiv në vend, Komiteti Olimpik i Kosovës, më 25 mars do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të reja për kryetar. Besim Hasani, i cili e mban pozitën e presidentit që nga viti 1996, do ta kërkojë mandatin e shtatë.


    Por, pas 25-vjetësh Hasani pritet të ballafaqohet me një konkurrencë të fortë.

    KOK për Express konfirmoi se tre kandidatë do të garojnë për postin e presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës. Krahas Besim Hasanit, garës do t’i hyjnë edhe Linda Shala dhe Ismet Krasniqi.

    Më 25 mars instucioni më i lartë sportiv në vend, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të reja për president dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të cilët do të marrin mandat katërvjeçar. Dhe, gara për kryetar pritet të jetë e madhe si asnjëherë më parë.

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FFK) e ka konfirmuar nominimin e Linda Shalës për kandidate për presidente të KOK.

    Përveç saj, edhe kryetari aktual i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi do të kandidojë për këtë pozicion.

    Sot ka qenë afati i fundit për deponimin e kandidaturave për të parin e KOK-ut.

    Më 25 mars KOK-u fillimisht do ta mbajë Kuvendin e Punës. Pas një pauze prej 30 deri në 2 orë do të mbahet Kuvendi Zgjedhor, në të cilin do të marrin pjesë delegatët e rikonfirmuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!