×
  • Sport
  • Sport

    Tre krisma në Paris – ‘Engjëlli’ i dërgon ‘Mbretërit’ në ferr

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 22:51

    Paris Saint Germain e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në Ligën e Kampionëve


    Paris Saint Germain e dominoi ndeshjen ndaj Realit, derisa ishte Angel Di Maria lojtari që ndëshkoi dy herë ‘Mbretërit’ dhe një herë tjetër Meunier, shkruan Reporteri.net

    Di Maria golin e parë e shënoi në minutën e 14-të pas asistimit të Juan Bernat, ndërsa golin e dytë e realizoi në minutën e 33-të.

    Real Madridi iu kundërpërgjigjë parisienëve me një gol të Bale, por VAR intervenoi dhe e anuloi atë pasi uellsiani kishte luajtur me dorë.

    Parisi arriti që të shënonte edhe një herë në fund të ndeshjes me anë të Meunier, i cili realizoi pas asistimit të Bernat.

    Kujtojmë që në këtë takim PSG kishte mungesa të theksuara pasi u paraqitën në fushë pa Neymar, Mbappe e Cavani.

    PSG tani është në vendin e parë në Grupin A me 3 pikë, derisa Reali është në pozitën e fundit me zero pikë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!