×
  • Sport
  • Sport

    ‘Tre Luanët’ i kanë frikën ‘Dardanëve’, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Angli – Kosovë

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 17:05

    Se Kosova është një Përfaqëusese në rritje të madhe dhe se ekipet e mëdha nuk po e nënvlerësojnë më, kjo nuk ka asnjë dyshim tani.


    Fakti se në Angli janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e Kombëtares angleze me Përfaqëusesen e Kosovës, lë të kuptohet se ‘Tre Luanët’ nuk do ta kenë të lehtë me ‘Dardanët’ dhe e kanë marrur ndeshjen me seriozitet, shkruan Reporteri.net

    Anglia e pret Kosovën më datën 10 shtator në stadiumin e Sothamptonit – St. Mary’s Stadium, i cili ka kapacitet 32 mijë ulëse.

    Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Tëitter, Anglia ka konfirmuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje dhe ka falënderuat tifozët për mbështetjen.

    “Shiten të gjitha biletat në St. Mary’s! Ndeshja jonë kualifikuese për EURO 2020 do të luhet para një stadiumi të mbushur në Southampton. Faleminderit për përkrahjen tuaj të shkëlqyer”, thuhet në këtë njoftim.

    Anglia i prinë grupit me pikët maksimale pas 2 xhirove, ndërsa Kosova renditet në vendin e tretë me një pikë pas barazimit kundër Bullgarisë, por duhet cekur që Kosova ka luajtur vetëm një ndeshje deri më tani./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!