Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Celta Vigos dhe Real Madridit, ku madrilenët kanë marrur tre pikë për në shtëpi, shkruan Reporteri.net.
Skuadra e Carlo Ancelottit ia ka dalur të triumfojë ndaj Celtas si mysafirë, ku fillimisht ndeshja u hap me një penallti për skuadren madrilene, ku nga pika e bardhë u tregua i saktë sulmuesi francez, Karim Benzema në minutën e 19-të.
Ndërkaq pjesa e dytë filloi më mirë për Celtan, ku në minutën 53 Nolito shënoi dhe kështu barazoi rezultatin.
Megjithatë, nuk shkuan shumë minuta deri tek një penallti e akorduar për skuadren mysafire, anipse i saktë nuk u tregua Benzema nga 11 metërshi.
5 minuta më vonë përsëri referi kryesor akordoi një penallti për madrilenët, kështu që sulmuesi francez shënoi golin e fitores kundër Celta Vigo, për të nxjerrur rezultatin përfundimtar 1-2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.