×
  • Sport
  • Sport

    Tre tifozë përnjëherë futen në fushë për të takuar Salahun, ndeshja ndërpritet për disa momente

    Reporteri
    13 Nëntor 2021 | 18:25

    Pa dyshim futbollisti më i famshëm në Afrikës është Mohamed Salah, i cili në ndeshjen mes Egjiptit me Angolës tri herë u ndërpre në aksion në tifozët që u futën në fushë.

    Ylli i Liverpoolit luajti sërish një rol vendimtar në barazimin 2-2, ku dha një asistim dhe skuadra e tij u rikthye nga 2-0.

    Ndeshja hasi në tri ndërprerje, pasi tifozët pushtuan fushën.

    Një tifoz i çmendur për Salah vrapoi nëpër fushë pikërisht në kohën kur Egjipti po niste një sulm për të kërkuar golin e fitores. Sulmuesi u detyrua t’i jepte një përqafim përpara se policia të mbërrinte.

    29-vjeçari është një nga emrat e mëdhenj të këtij brezi në Evropë, e lëre më Afrikë – ku fuqia e tij është e madhe.

    Salah ka 45.6 milionë ndjekës në Instagram, duke hyrë në top 10 futbollistët më të njohur këtë vit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!