×
  • Sport
  • Sport

    Trepça ’89 me akuza të rënda për gjyqtarin, e quan këlysh të Agim Ademit

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 22:45

    Trepça ’89 sot u mposht 2-0 nga Drita në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës


    Klubi nga Mitrovica ka bërë një reagim të ashpër në drejtim të gjyqtarit Visar Kastrati, të cilin e quajti madje edhe këlysh të Agim Ademit, shkruan Reporteri.net

    Ky është reagimi i plotë nga Trepça ’89:

    Njoftim për mediat elektronike dhe të shkruara.
    Pas përfundimit të ndeshjes së sotshme
    KF TREPÇA’89 – FC Drita 0:2
    Kryesia mbajti takim urgjent dhe del me këtë deklaratë:

    KF Trepça’89 – Visar Kastrati 0:2

    Këlyshi i Agim Ademit dhe Përparim Hasanit, Visar Kastrati e përfundon misionin me sukses i cili ngarkohet nga Eprorët e tij. Një Refer i cili është i paisur me Licencën e UEFA-së dhe FIFA-së, i cili edhe gjatë ndeshjeve zyrtare bartë Logon e dy institucioneve kryesore të futbollit ndërkombëtar të bëjë kësi paraqitje kësi referimi është skandaloze. Shihen qartë dëmtimet ndaj klubit tonë, ndëshkimet e dy qendërmbrojtësve ku qartë ju bënë me dije se ka ardhur me mision. Refer i licencuar nga UEFA e të mos i dijë gjërat elementare, rasti me ndëshkimin me kartonin e dytë të kuqë për mbrojtësin tonë Richard Asare i cili nuk ka qenë në dijeni se është ndëshkuar me kartonin e parë por ai karton ja ka shqiptuar kur lojtari në fjalë ka qenë i kthyer me shpinë nga Referi dhe as që ka qenë në dijeni se është ndëshkuar.
    Detyr tjetër e radhës e së ngarkuarit Kastrati, mos akordimi i penalltisë në minutën e 51’ ndaj lojtarit tonë Traore ndërhyrje për penallti dhe ne minutën e 68’ Hamdi Namani e prek topin me dorë në zonën e rreptësis. Lejimi i lojës së ashpër i lojtarëve të FC Drita ku shumë shpeshë kanë merituar edhe të ndëshkohen me kartona të verdhë.
    Këto janë ekipet e përkdhelura të Agim Ademit i cili ju ka premtuar daljën në Arenën Ndërkombëtare dhe njëkohësishtë ato klube të cilat do të dëmtohen në këtë rast KF TREPÇA’89, ku Presidenti z. Zeka është duke e menduar edhe më të keqen mos vazhdimin e investimeve në klub nëse Federat vazhdon të udhëhiqet nga personat sikur Agim Ademi.
    Duke shpresuar se do të ndryshohet në të mirë për Federatën, Ju përshëndes por i frustuar
    Presidenti i KF TREPÇA’89 z. Abedin Zeka BEKI
    Mitrovicë 14.06 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!