Dy skuadrat e mirënjohura mitrovicase, Trepça apo siç njihet ndryshe si Trepça e vjetër dhe Trepçës’89, vazhdojnë ta ndjekin rivalitet ndërmjet vete.
Edhe pse së fundmi Trepça po përballet me telashe, e kjo ka ndikuar që ajo edhe këtë vit të garojë në një kategori më poshtë, në opinion njihet për një histori të çmuar që ka në futbollin kosovar ku në taborin e saj kaluan shumë yje, shkruan Zëri.
Kjo edhe ka bërë që skuadra “xehetare” t’i reagojë asaj “minatore” përmes një shkrimi në Facebook, duke e këshilluar që mos të furnizohet me historinë e Trepçës.
“Të nderuar adhurues të KF “TREPÇA” e kemi obligim të ju njoftojmë se në Facebook po qarkullojnë këto foto me llogon e KF TREPÇA 89. Në foto është loja TREPÇA – BESA e zhvilluar në vitin 2010 kur TREPÇA u shpall kampion. Dhe stadiumi ynë “ADEM JASHARI”. Historia nuk falet as nuk mund ti merret askujt”, ka shkruar Trepça.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.