×
  • Sport
  • Sport

    Trepça fiton dramën në kryeqytet përballë Prishtinës

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 16:56

    Ka përfunduar para pak çasteve dueli i skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës.


    Trepça ka mposhtur Prishtinën në përballjen e tretë të edicionit, duke triumfuar 75 – 79.

    Në një duel të zjarrtë, mitrovicasit kishin mundësi ta përfundon çështjen e fituesit edhe më herët, por që Prishtina u rikthye një minutë para përfundimit të ndeshjes, duke barazuar rezultatin, por që nuk ia dolën ta ruajnë epërsinë.

    Basketbollisti më i dalluar ishte Lekndreaj i vendasve, me 31 pikë e 6 kërcime.

    Me këtë fitore, Trepça barazohet me Prishtinën, duke regjistruar kështu edhe fitoren e katërt këtë sezon, krahas 12 humbjeve, me çka edhe ndajnë pozitat 7 dhe 8.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!