×
  • Sport
  • Sport

    Treshja e PSG-së me paga marramendëse, kaq paguhen ata

    Reporteri
    22 Mars 2022 | 14:12

    Listës së pagave më të mëdha i prijnë Neymar dhe Lionel Messi, ku sipas portalit “Goal.com” këta dy lojtarë paguhen më së shumti në Ligue 1.

    Përveç Messit dhe Neymar, në listën e 10 lojtarëve që paguhen më së shumti janë 10 futbollistë të PSG-së, transmeton Reporteri.net.

    Sulmuesi brazilian paguhet hiç më pak se 4 milionë euro në muaj, ndërsa ai argjentinas më pak se 3,5 milionë në muaj.

    Lista plotësohet nga talenti i ri francez, Kylian Mbappe, i cili i kalon 2 milionë euro në muaj.

    Veç kësaj 3-she, në listë bëjnë pjesë edhe lojtarët tjerë të gjigantit parisien si Marquinhos, Marco Verratti, Achraf Hakimi, Keylor Navas, Angel Di Maria, Georginio Ëijnaldum dhe portieri Gianluigi Donnarumma.

    Ndërkaq,Wissam Ben Yedder i Monacos është i vetmi lojtar në Top 15 që s’është pjesë e PSG-së.

    Sipas ‘Goal’ në Top 15 bëjnë pjesë edhe Mauro Icardi, Sergio Ramos, Leandro Paredes e Juan Bernat e që të gjithë këta janë pjesë e PSG-së.

    Lista e publikuar nga Goal:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!