Milot Rashica vazhdon të jetë lojtar i Werder Bremenit
Ylli kosovar pritej që ta bënte një transferim të madh këtë verë, por gjërat nuk kanë shkuar mirë deri tani, shkruan Reporteri.net
Kur kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar Rashica vazhdon të jetë lojtar i Werderit.
Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann ka folur për çështjen e Rashicës, duke thënë se ka disa klube të interesuar për të.
“Ka skuadra të interesuara, por nuk mund të ju them asgjë rreth negociatave që bëhen me to”, ka thënë Baumann.
“Është mjaft e mundshme që si Klassen ashtu edhe Rashica të largohen të dy, por të shikojmë se çfarë do të ndodh,”.
Klubet e fundit që janë përmendur për një transferim të Rashicës janë Aston Villa dhe Leverkusen. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.