Diego Llorente është futbollisti i dytë në ekipin kombëtar të Spanjës që infektohet me koronavirus, dy ditë para fillimit të Kampionatit Evropian 2020.
Federata e Futbollit e Spanjës njoftoi të martën vonë se Llorente doli pozitiv në testin për koronavirus dhe se ai është izoluar tashmë, vetëm dy ditë pasi kapiteni Sergio Busquets u detyrua të largohej nga kampi stërvitor i kombëtares pasi ishte infektuar me virus.
Asnjë lojtarë tjetër nuk ka dalë pozitivë, njofton shtëpia e futbollit spanjoll.
Lajmi se Llorente u infektua me virus u bë i ditur pak pasi Spanja U21 e mundi 4:0 Lituaninë të martën në Madrid, në një ndeshje në të cilën duhej të luante ekipi kombëtar senior i Spanjës, por u detyrua të izolohej shkaku i infektimit të Busquetsit me virus.
Spanja do ta nisë Euro 2020 kundër Suedisë të hënën në Sevillë.
Federata spanjolle nuk ka treguar nëse Busquets apo Llorente do të hiqen nga ekipi kombëtar për Euro, por trajneri Luis Enrique i ka ftuar tashmë gjashtë futbollistë për të stërvitur ndaras në kampin stërvitor të kombëtares.
Enrique ka kohë deri të dielën për t’i bërë ndryshimet përfundimtare në listën e tij fillestare në rast lëndimesh apo rastesh me koronavirus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.