×
  • Sport
  • Sport

    Trukohet miqësorja Drita-Trepça, lojtarët fitojnë shuma të mëdha parash

    Reporteri
    20 Shkurt 2020 | 16:29

    Klubet në Kosovë kanë nisur të gjejnë forma të reja të përfitimit nga futbolli.


    Janë ndeshjet miqësore që po zhvillohen në Maqedoni dhe përmes të cilave janë duke fituar para të majme.

    Së fundi, një miqësore e tillë, dhe që ishte prej ditësh në bastoret më të mëdha në botë, është ajo mes Dritës së Bogovinës dhe Trepçës së Mitrovicës, e luajtur dje në Bogovinë.

    Ndeshja që përfundoi me rezultatin 4:2 për Dritën, doli në sistemin e famshëm bastoresk “prej 2-sh në 1-sh”, shkruan Gazeta Olle.

    Pikërisht ky sistem ishte më i kuotuari në baste dhe kapte shifrën 29.00. Për ta luajtur këtë kuotë, mjafton të “rrezikosh” 100 euro për t’i fituar hiq më pak se 2900 euro.

    Gazeta Olle mëson se tifozë dhe lojtarë të Trepçës, përfituan shuma të majme parash.

    Pjesën e parë e fitoi Trepça me rezultat 1:0, por në 45-shin e dytë ndodhi ajo që pritej. Bogovinasit shënuan katër gola brenda periudhës 9-minutëshe (58’-67’).

    Derisa Drita publikoi rezultatin, Trepça nuk dha asnjë njoftim për ndeshjen që do ta luajnë ose dhe pas takimit.

    Javë më parë, një miqësore e tillë u luajt edhe mes Gostivarit dhe KEK-ut, e cila doli “7+” dhe prej “2-sh në 1-sh”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!