Thomas Tuchel ka konfirmuar se Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea këtë verë, shkruan Reporteri.net.
Kontrata e qendërmbrojtësit në Stamford Bridge skadon në fund të sezonit dhe klubi nuk ka qenë në gjendje ta bindë atë të nënshkruajë një zgjatje.
Tuchel tha pas fitores 1-0 të skuadrës së tij kundër West Ham të dielën se gjermani ka vendosur të largohet.
“Situata është se ai dëshiron të largohet nga klubi. Ai më informoi për këtë në një bisedë private.
“Ne dhamë gjithçka , unë dhe klubi, por nuk mundëm të luftonim më për shkak të veprimeve.
“Pa sanksionet ne të paktën do të ishim në gjendje të vazhdonim luftimet, por duart janë të lidhura. Ne nuk e marrim atë personalisht. Është vendimi i tij”
Vlen të përmendet se për Rudiger janë të interesuar skuadra e Juventusit si dhe ajo e Real Madridit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.