×
  • Sport
  • Sport

    Turpërohet Reali, eliminohet nga Kupa e Mbretit

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 23:39

    Alcoyano ka befasuar Real Madridin, pasi e ka eliminuar nga Kupa e Mbretit.


    Skuadra nga divisioni i tretë spanjoll, fitoi minimalisht 2-1, duke realizuar në minutën e 115′, përmes Casanovas.

    Madje, në momentin e golit, vendasit ishin me një futbollist më pak, pasi pesë minuta më herët u përjashtua Lopez.

    Fillimisht, Militao hapi serinë e golave në minutën e 45′, teksa Solbes barazoi gjithçka në të 80’tën, me çka dërgoi skuadrat në pushim, ku më pas veçse dihen sesi rrodhën gjërat.

    Kësisoj, Alcoyano kualifikohet tutje, kurse Real Madridi përshëndetet herët me garën e dytë për nga rëndësia në gadishull.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!