×
  • Sport
  • Sport

    Turqia do të pendohet për festën e golit ndaj Shqipërisë, UEFA përgatit ndëshkim të rëndë

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 17:24

    Turqia mund të ndëshkohet nga UEFA pasi që lojtarët e Kombëtares turke e festuan golin e fitores 1:0 kundër Shqipërisë me përshëndetje ushtarake.


    Cenk Tosun përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Shqipërisë dhe arriti të shënojë në portën e hapur në minutën e 90-të të ndeshjes së mbrëmshme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

    Turqit festuan me plot emocion pasi këtij goli që i përmirëson atyre gjasat për kualifikim në EURO 2020, përderisa shqiptarëve ua shoi shpresat për pjesëmarrje në Evropian për herë të dytë.

    Por, pasi u kthyen në fushën e lojës, Tosun dhe bashkëlojtarët e tij u drejtuan kah tifozët në tribuna dhe e vendosën dorë në kokë në formë të përshëndetjeve ushtarake.

    E përditshmja britanike, The Sun, raporton se festimet e turqve ishin në mbështetje të aksioneve ushtarake kontroverse të Turqisë kundër Sirisë.

    Së fundi, Tuqia kreu sulme ushtarake në pjesën veriore të Sirisë në tentim për t’i mposhtur luftëtarët kurdë, ndërsa mediat botërore raportojnë edhe për civilë të vdekur.

    Nëse UEFA e konsideron përshëndetjen e Tosunit dhe bashkëlojtarëve të tij si deklaratë politikë, atëherë Turqia do të përballet me një dënim të madh nga shtëpia e futbollit evropian.

    Më herët këtë sezon, UEFA e dënoi Sllovakinë me 13,300 funte për “mesazhe politike provokuese”.

    Ndërkohë, vitin e kaluar FIFA i ndëshkoi Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Stephan Lichsteinerin të Zvicrës me gjoba për festimin me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë, në kuadër të Kupës së Botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!