Anthony Joshua më në fund ka marrë disa këshilla nga një ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave, Mike Tyson.
Pas humbjes ndaj meksikanit Andy Ruiz ku edhe i humbi të gjithë titujt botërorë, Joshua u vu në thumb të kritikave nga e gjithë bota, shkruan Reporteri.net
Ish-kampioni anglez do të ndeshet përsëri ndaj meksikanit në një revansh që do të thotë shumë për karrierën e tij në boks, kjo pasi nëse humbet prapë, rruga e tij drejt majave do të jetë shumë e vështirë.
E duke e parë se nëpër çka po kalon anglezi, Tyson i ka dalë krah me disa këshilla të llojit të tij.
Tyson ka thënë se Joshua duhet ta rregullojë mendjen e tij të m****.
Për ta bërë këtë, Tyson mendon se Joshua duhet ta lidhë mendjen e tij dhe të konsiderojë të stërvitet krejtësisht i vetëm në mënyrë që të përballet me ‘djajtë e tij’.
“Ai bëri një gabim, u lëndua, dhe gjëra të shpifura ndodhin”, ka thënë Tyson.
“Ai mund të fitojë prapë, por mendja e tij duhet të jetë në rregull. Ai nuk do të fitojë përsëri nëse mendja e tij është e q***. Mendja e tij duhet të jetë në rregull, ai duhet t’ia dedikojë jetën për ta bërë këtë.
“Ai duhet të qëndrojë larg vetvetes. Kur ne shkojmë në stërvitje, ne shkojmë në male, ne qëndrojmë larg vetës sonë dhe mendimeve tona.
“Në male, larg çdokujt, vetëm kafshët dhe drunjtë dhe gjëra të tilla, ju përballeni me shejtanët tuaj i vetëm”, ka thënë legjenda e boksit botërorë.
Ndryshe, data e rimeçit ende nuk është caktuar, por përballja pritet të ndodh në fund të vitit, gjatë muajve nëntor ose dhjetor./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.