×
  • Sport
  • Sport

    U bë kampione e Evropës, por Majlinda e pakënaqur – kjo është arsyeja

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 12:58

    Majlinda Kelmeni fitoi dje medaljen e artë në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë.


    Kjo ishte hera e parë në histori të Kosovës, por për Majlindën kjo ishte hera e katërt që ajo fiton medaljen e artë, shkruan Reporteri.net

    E pyetur se si ndihen kundërshtarët e saj kur ndeshen me kampionen olimpike, Kelmendi tha se motivi duhet të jetë gjithmonë i shtuar.

    “Natyrisht motivi është i madh. Ama unë harroj që jam kampione e botës dhe e olimpike. Dua të mendoj vetëm për medalje të reja”, ka thënë Kelmendi.

    Ajo poashtu ka thënë se kurrë nuk është e kënaqur me veten e saj.

    “Kurrë nuk jam e kënaqur, dua gjithmonë të fitoj dhe të lajm në krye, kjo është arsyeja pse punoj kaq fort.”

    Majlinda poashtu është mirënjohëse për përkrahjen që e mori në finale ndaj ruses Natalia Kuziutina, e cila kishte përkrahje të jashtëzakonshme.

    “Po, keni mundur ta vëreni në finale çfarë atmosfere ishte, i gjithë publiku ka qenë me Kuziutinën. Mirëpo, as unë nuk kam qenë vetë, kam pasur përkrahës në sallë. Nëse ata thoshim Rusia, tonët thoshin ‘Bravo Majlinda’. Lufta ka qenë shumë e fortë. Unë e jap 200 përqindëshin”, ka thënë Majlinda për televizionin publik./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!