Sot skuadra gjermane, Bayern Munich ka fituar një ndeshje me rezultat të thellë ndaj Freiburg, por që një detaj i pa zakontë në futboll ishte vërejtur tek pas përfundimit të ndeshjes nga mediat, përcjell Reporteri.net.
E, rreth 20 sekonda, skuadra bavareze kishte në fushën e lojës plot 12 lojtarë, pasi gjatë zëvendësimit ndodhi një gabim, teksa tashmë rrezikojnë të humbasin ndeshjen në tavolinë.
Pas ndeshjes trajneri Julian Nagelsman e komentoi këtë situatë, teksa u shpreh se në atë moment u bë një “lëmsh” i vërtetë ku tekniku ia faturoi këtë gabim gjyqtarit të katërt.
“Ishte një situatë konfuze edhe për gjyqtari e katërt sepse Tolisso u nis drejt dhomave të zhveshjes. Zyrtari i katërt tregoi numrin e gabuar dhe Kingsley Coman nuk e dinte se duhej të largohej, u bë një “lëmsh”. Megjithatë gabimet mund të ndodhin nga të dyja ekipeve. Megjithatë asgjë nuk ndryshoi për mos qenë një ndeshje e drejtë”, deklaroi Naglesman.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.