×
  • Sport
  • Sport

    U ‘korit’ nga ekipi më i dobët në Premierligë, Guardiola befason me deklaratën pas ndeshjes

    Reporteri
    14 Shtator 2019 | 22:51

    Trajneri Pep Guardiola thotë se tifozët nuk duhet të presin nga Manchester City që ta fitojë çdo ndeshje, pasi u mposhtën me rezultat 3:2 kundër Norwichit të shtunën pasdite.


    Manchester City u kthye dy herë në lojë, falë golave të Sergio Agueros dhe Rodrit, mirëpo golat nga Kenny McLean, Todd Cantwell dhe Teemy Pukki ia siguruar një fitore të papritur kampionit në fuqi të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.

    Rezultati i kësaj ndeshjeje e lë Manchester Cityn pesë pikë prapa liderit, Liverpoolit, pasi që skuadra e Jurgen Kloppit sot e përmbysi rezultati dhe arriti ta sigurojë një fitore në ndeshjen kundër Newcastle-it.

    “Unë e di se çfarë skuadre jemi ne”, tha Guardiola për Sky Sports pas ndeshjes. “Unë e di se çfarë kanë bërë ata, çfarë do të bëjnë përsëri dhe unë i dua shumë futbollistët e mi”.

    “Është një kënaqësi dhe nder të punoj bashkë me ta. Kjo është sfida në futbollin e nivelit më të lartë”.

    “Njerëzit nuk mund të presin nga ne që të fitojnë ose t’i grumbullojmë nga 100 pikë gjatë gjithë kohës. Ne do të rikthehemi, do të luajmë në Evropë tani dhe do të kthehemi sërish”.

    Skuadra e Guardiolës do të tentojë ta lërë prapa vetes këtë disfatë dhe t’u kthehet fitoreve në mesjavë, pasi që të mërkurën do të përballet me Shakhtar Donetskin, në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!