×
  • Sport
  • Sport

    U largua trajneri Begolli, Vëllaznimi pa një emër konkretë për zëvendësimin e tij

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 13:55

    Tashmë dhe zyrtarisht skuadra e Vëllaznimit ka mbetur pa trajner, pas largimit të befasishëm të Granit Begollit.


    Edhe pse klubi nga qyteti i kulturës qëndron në vendin e parë në grupin A në tabelën e Ligës së Parë, përkundër kësaj, Begolli vendosi të largohet.

    Begolli, sot përmes një postimi në profil e tij në ‘Facebook’ njoftoi opinionin dhe tifozët e klubit gjakovarë se nuk do të jetë më pjesë e tyre, shkruan Reporteri.net

    “Përshendetje të gjithve,

    Deshta të ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e KF VLLAZNIMIT, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.

    “Së pari duhet të falemnderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu dua të falemnderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua ti falemnderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate.
    Mirupafshim Gjakovë”, ka shkruan Begolli.

    Por, Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar menaxherin e Vëllaznimit, Besnik Gojani për të kuptuar më shumë nga ky largimi i befasishëm i trajnerit, Begolli.

    Gojani tha se te Begolli nuk ndikuan çështjet e financave, por nuk bëri të ditur arsyen e saktë, ai gjithashtu tha se ende nuk kanë një emër të trajnerit për zëvendësimin e Begollit.

    “Ne kemi qenë kundër që Granit Begolli të largohet nga Vëllaznimi, arsyeja nuk është çështja materiale që ndërlidhet me të. E dhimbshme për ne, largimi i Granitit. Ende nuk kemi menduar për trajner tjetër se kjo ishte shokuse për ne. Sot do te mblidhemi me lojtarë dhe do të shikojmë se si do t’ia bëjmë”, tha menaxheri i Vëllaznimi”, Besnik Gojani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!