U përballë me yje si Ronaldo e Dybala, kështu e vlerëson paraqitjen e skuadrës së tij “Muri i Berlinit”

Amir Rrahamani ishte titullar për Veronën në ndeshjen kundër Juventusit dhe tregoi një paraqitje të mirë, pavarësisht se skuadra e tij u mposhtë 2-1


Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë pati ndoshta kundërshtarët më të vështirë në karrierë, shkruan Reporteri.net

Rrahmani u përballë me yje si Dybala dhe Ronaldo, ku me këtë të fundit kishte duele me të shpeshta. CR7 ia doli të shënojë, por vetëm nga pika e bardhë dhe jo nga loja e hapur.

Ylli kosovar sot ka publikuar një foto në Instagram ku shihet në një duel me Cristiano Ronaldon.

“Paraqitje e mirë nga ekipi sot. Përqendrimi në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Rrahmani. /Reporteri.net/

 

View this post on Instagram

 

Good performance from the team today, focus on next matches🔹🔸 @hellasveronafc

A post shared by Amir Rrahmani (@amir_rrahmani13) on