×
  • Sport
  • Sport

    U rendin e para në botë, Kurti uron Distria Krasniqin: Gratë xhudiste vazhdojnë ta nderojnë Kosovën

    Reporteri
    15 Maj 2023 | 19:56

    Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur që të rënditet si më e mira në botë, në renditjen e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

    Për këtë, Krasniqin e ka uruar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai ka thënë se gratë si Distria e kanë nderuar dhe vazhdojnë ta nderojnë vendin me medalje olimpike.

    “Urime Distria Krasniqit për renditjen #1 sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (kategoria deri në 52 kg). Gratë që konkurrojnë në xhudo e kanë nderuar vendin me medaljen e parë të artë olimpike dhe vazhdojnë të sfidojnë shanset si atletë lider në botë. Kosova është krenare!”, e uroi Kurti-Krasniqin përmes një shkrimi në Twitter.

    Xhudistja kosovare doli si e para në kategorinë deri 52 kilogramë, me 7 mijë e 275 pikë të grumbulluara. Pas saj vjen xhudistja britanike, Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!