×
  • Sport
  • Sport

    U rikthye tek Reali pas një kohe të gjatë, James ka disa fjalë për të thënë

    Reporteri
    25 Gusht 2019 | 8:20

    Ylli i Real Madridit, James Rodriguez thotë se rikthimi në Santiago Bernabeu ishte një “ndjenjë unike” pavarësisht se skuadra nuk arriti të merrte tre pikë.


    28-vjeçari startoi një ndeshje për Realin për herë të parë që nga maji 2017 pasi Los Blancos barazuan 1-1 në shtëpi ndaj Real Valladolid të shtunën.

    James kaloi dy sezonet e fundit si huazim me kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, që nuk zgjodhën ta aktivizojnë opsionin e blerjes dhe në vend të kësaj transferoi Philippe Coutinhon, përcjell lajmi.net.

    “Rikthimi në Bernabeu pas një kohe të gjatë”, shkroi James në Twitter.

    “Ishte një ndjenjë unike. Faleminderit tifozëve për përkrahjen”.

    “Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që të përmirësohemi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!