Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, prej pak ditësh ka lënë përfundimisht spitalin dhe është rikthyer në shtëpi për të vazhduar terapinë pas asaj që ndodhi më 5 tetor.
“Panorama Sport” mëson se ai do të jetë edhe për disa ditë në regjim shtrati, derisa situata të stabilizohet plotësisht. Për fat të mirë, pas rënies nga kati i gjashtë i apartamentit ku banon në zonën e “Komunës së Parisit”, Teqja nuk pësoi dëmtime serioze.
Burime pranë 24-vjeçarit tregojnë se për momentin ai po mbahet në monitorim për shkak se duhet të përmirësohet plotësisht në pjesën e brinjëve, ku pati më tepër dëmtime.
“Jam shumë mirë, më e keqja kaloi. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë qëndruar afër. Shumë shpejt do të jem gati”, deklaroi Teqja pak ditë më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.