×
  • Sport
  • Sport

    U tërbua që Salah nuk ia pasoi topin, kjo video e shpërndarë nga egjiptiani është bërë virale në rrjetet sociale

    Reporteri
    14 Shtator 2019 | 8:57

    Nervozizmi i Sadio Mane ndaj Mohamed Salah që nuk i kishte pasuar topin në ndeshjen e fundit duket se është histori e harruar.


    Sulmuesi senegalez mbeti i pakënaqur në fund të ndeshjes ndaj Burnleyt pasi egjiptiani nuk i kishte pasuar topin për të shënuar gol.

    Pamjet e shpërthimit të tij në bankinë bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe për disa ditë, në Angli nuk flitej për asgjë tjetër veç për “divorcin” mes dy yjeve të Liverpoolit.

    Por, për të rivendosur paqen ka menduar vetë Salah, i cili ka postuar sot një video-montazh, i cili është bërë ndër më të klikuarit në rrjetet sociale.

    Aty shfaqen Salah dhe Mane si dy fëmijë të vegjël që takohen dhe përqafohen duke u argëtuar me njëri-tjetrin, ndërsa shoqërohen nga babai i cili ka fytyrën e Klopp.

    Salah e ka shpërndarë këtë video në rrjetet sociale dhe menjëherë ajo ka pasur me miliona klikime, duke u bërë “hit” për tifozët e Liverpulit e jo vetëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!