×
  • Sport
  • Sport

    U transferua për 70 milionë euro, por Pulisic mund të largohet nga Chelsea

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 16:08

    Christian Pulisic nuk është i kënaqur me situatën e tij aktuale tek ekipi anglez dhe mund të largohet gjatë janarit.


    Christian Pulisic mund ta kërkojë largimin nga Chelsea nëse nuk ndryshon situata e tij në klubin anglez në muajt në vazhdim.

    Futbollisti amerikan i ka nisur vetëm tri ndeshje në Premierligë këtë sezon dhe është i hapur për t’u larguar në janar.

    Futbollisti ofanziv mund të largohet nëse trajneri Frank Lampard nuk i garanton atij më shumë mundësi në ekipin e parë, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

    Pulisic nuk e ka gjetur ende golin për Chelsean në gjashtë ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!