×
  • Sport
  • Sport

    Udhëtimi misterioz i Lionel Messit të Arabi, do të pranojë ofertën “shokuese”?

    Reporteri
    02 Maj 2023 | 9:04

    Lionel Messi gjithmonë e më pranë aventurës së re në Arabinë Saudite të milionave. Cristiano Ronaldon mund ta ndjekë rivali i tij më i madh i të gjitha kohërave, i cili mendohet se ka marrë një ofertë edhe më të çmendur se sa portugezi që momentalisht është sportisti më i paguar i historisë me 200 milionë euro në sezon te Al Nassr.

    Menjëherë pas humbjes në kampionat ndaj Lorient, numri 10 ka fluturuar drejt Gadishullit Arabik edhe pse ai është gjithashtu i joshur nga një aventurë e mundshme në MLS me klubin e David Bechkam, Inter Miami.

    Kapiteni i Argjentinës, hipi në bordin e avionit privat menjëherë pas ndeshjes së Ligue 1 dhe sipas mediave franceze, destiancion ka qenë Rijadi. Mendohet se ai po diskuton detajet e fundit me drejtuesit më të lartë të Al-Hilal që është edhe skuadra e cila kryeson kampionatin duke lënë pas Al Nassr të Cristiano Ronaldos me 3 pikë më pak dhe një ndeshje më shumë.

    Oferta e arabëve është përtej çdo logjike dhe nëse është e vërtetë, atëherë Messi e mund bindshëm Ronaldon edhe në këtë garë. Atij mendohet si i janë premtuar rreth 400 milionë për një sezon, çka do të thotë dyfishi i portugezit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!