×
  • Sport
  • Sport

    UEFA e dënon sërish Serbinë për Kosovën

    Reporteri
    10 Maj 2023 | 19:47

    UEFA e ka dënuar Serbinë me 50 mijë euro dhe me një ndeshje pa praninë e tifozëve.

    Kjo vjen pasi tifozët serbë bënë thirrje raciste ndaj Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi, të luajtur në mars, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

    “Gjobitet Federata e Futbollit e Serbisë me 50,000 €, dhe urdhërohet që të luajë një (1) ndeshje shtesë si shoqatë nikoqire me dyer të mbyllura dhe të ndalojë Federatën e Futbollit të Serbisë që t’u shesë bileta tifozëve të Serbisë për ndeshjen e radhës ( 1) ndeshje, për sjelljen diskriminuese të mbështetësve të saj”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
    Po ashtu, Federata e Futbollit e Serbisë u dënua me tre mijë euro tjera për ndezje të fishekzjarreve.

    Po ashtu, u dënua edhe Federata e Futbolit e Malit të Zi me 47.500 euro për atë ndeshje./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!