Në pritje të ndeshjes së orës 21:00 kundër Lille, Chelsea ka marrë një sanksion të ri nga UEFA.
Skuadra e Thomas Tuchel do të garojë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe rast të kualifikimit, klubi anglez nuk do të mund të llogarisë në kontributin e tifozëve të tij, por vetëm te abonentët vjetor. Pra do të ketë ndalim të shitjes së biletave, ashtu siç ndodhi edhe në Premier Ligë për këtë skuadër.
Lajmi është dhënë ngë UEFA e cila përmes një deklarate të lëshuar në faqen zyrtare ka thënë:
“Chelsea nuk do të jetë në gjendje të shesë bileta për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve në shtëpi këtë sezon pasi Roman Abramovich zotëron klubin dhe sanksionet e BE-së janë në fuqi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.