×
  • Sport
  • Sport

    UEFA e shpall Eriksenin lojtarin e ndeshjes Danimarkë-Finlandë

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 22:15

    UEFA e ka shpallur Christian Eriksenin lojtarin e ndeshjes Danimarkë – Finlandë.


    Eriksen u shtri pa ndjenja në fushë në fund të pjesës së parë, pasi pësoi sulm në zemër duke frikësuar gjithë botën.

    Fatmirësisht, gjendja e tij tani është stabile, teksa është zgjuar dhe po flet.

    UEFA ka vendosur t’ia japë Eriksenit çmimin e lojtarit të ndeshjes.

    Futbolli është një lojë e bukur dhe Christian e luan atë bukur. Ylli i ndeshjes së sontme është Christian Eriksen. Të urojmë shërim të shpejtë Christian” – u shpreh presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!