×
  • Sport
  • EURO 2024 / EURO 2024

    45 minuta shpresë për Kuqezinjtë

    Reporteri
    24 Qershor 2024 | 21:48

    Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Spanjës ka përfunduar me epërsinë e spanjollëve dhe janë edhe 45 minuta shpresë që Kuqezinjtë të përmbysin rezultatin, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ferran Torres ka realizuar në minutën e 13 për ta kaluar Spanjën në epërsi ndaj Shqipërisë.

    Ishte Dani Olmo që lëshoi një pasim të mirë brenda zonës së mbrojtjes shqiptare dhe me këmbën e majtë Ferran realizoi për 1 me 0.

    Ndërkaq, në fund të pjesës së parë ishte Kristjan Asllani që me një goditje nga distanca provoi të realizonte, por portieri David Raya priti goditjen e fuqishme.

    Shqipëria e nis takimin me Spanjën me synimin për të shkruar historinë, duke kaluar fazën e grupeve.

    Është vetëm hera e dytë që Kuqezinjtë arrijnë Evropianin, teksa në vitin 2024 ishin në atë që njihej si grupi i vdekjes, i përbërë nga Spanja, Italia dhe Kroacia.

    Ndeshja me “Stuhinë e Kuqe” do të jetë vendimtare sepse Shqipërisë i duhen tre pikë për të blinduar pozitën e tretë që mundëson kalimin në 1/8 e finales.

    Në ndeshjen e parë humbi me rezultat 2 me 1 nga Italia, ndërkaq në të dytën barazoi 2 me 2 me Kroacinë.

    Në këtë grup, kualifikimin në 1/8 e finales e kanë siguruar Spanja dhe Italia.

    Në fund të grupit është Kroacia me 1 pikë, por ka golaverazh më të dobët sesa Shqipëria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!