×
  • Sport
  • EURO 2024

    50 mijë tifozë shqiptarë në ndeshjen me Italinë, Rama: Shqipëria e ka fituar Evropianin e saj, s’ka më asgjë për të humbur

    Reporteri
    14 Qershor 2024 | 11:15

    Mbi 50 mijë tifozë do ta mbështesin kombëtaren e Shqipërinë në përballjen e parë ndaj Italisë në Dortmund.

    Mediat e huaja dje raportuan se se më së shumti tifozë që kanë udhëtuar janë shqiptarë, në krahasim me shtetet e tjera. Këtë lajm e ka shpërndarë sot edhe kryeministri, Edi Rama.

    “50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë🇦🇱❤️🦅

    Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, ka shkruar Rama.

    Përballja mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!