Anglia ka eliminuar me rezultat 2-1 Sllovakinë në 1/8 e finales në Euro 2024, pas vazhdimeve ku në çerekfinale do të përballet me Zvicrën, shkruan Reporteri.net.
Edhe pse kaloi tutje anglezët gjatë 90 minutave të rregullt dëshpëruan me lojë, dhe vetëm në vazhdime arritën të këndellen.
Të parët në epërsi kaluan sllovakët që realizuan në minutën e 25-të ndeshjes përmes Ivan Schranz, i cili heshti lojtarët dhe tifozët anglezë.
الحساب الاساسي | @iT7HD pic.twitter.com/Ykm9lK8Sq9
— . (@FAlldridge89769) June 30, 2024
Ky rezultat mbeti deri në minutën e 95-të, dhe kur të gjithë menduan se Anglia po eleminohej, ashtu nuk mendoi ylli Jude Bellingham që shpëtoi kombëtaren e tij nga eleminimi pasi shënoi një supergol.
Më pas erdhën vazhdimet, e para në Euro 2024. Dhe me të filluar ato, anglezët arritën të kalojnë në epërsi përmes golit me kokë që e shënoi sulmuesi Harry Keane.
الحساب الاساسي | @iT7HD pic.twitter.com/gUecSGsEB2
— . (@FAlldridge89769) June 30, 2024
Deri në fund të ndeshjes Sllovakia u mundua të barazoi rezultatin dhe të siguroi penaltitë, por nuk ia arriti qëllimit.
Kështu në çerekfinale shkoi Anglia e cila do të luajë me Zvicrën e shqiptarëve Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.