Anësori i Shqipërisë, Arbër Hoxha ka reaguar pas eliminimit të Kombëtares nga Kampionati Evropian.
Hoxha ka postuar një shkrim shumë emocionues në rrjetin social “Instagram”, duke përshkruar ndjenjën e përfaqësimit të kombëtares shqiptare.
“Nuk ka sukses më të lartë për një sportist se të veshë dhe të ndjejë ngjyrat më të bukura të kombit tonë, faleminderit tifozëve të mrekullueshëm për këto emocione, unë jam krenar ama shumë krenar që jam shqiptar”, thuhet ndër të tjerash në postimin e Hoxhës.
Arbër Hoxha luajti vetëm 47 minuta në 3 ndeshje të “EURO 2024” me Shqipërinë, mirëpo saherë u paraqit në fushë ishte elektrizues dhe gjallëronte sulmin e kombëtares kuqezi.
Hoxha aktualisht është pjesë e Dinamo Zagrebin, me të cilin ka kontratë deri më 2027.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.