×
  • Sport
  • EURO 2024

    Armand Duka: Akoma nuk kemi rinovuar me Sylvinhon, jemi në bisedimet e fundit

    Reporteri
    29 Qershor 2024 | 12:11

    E ardhmja e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho është çështja kryesore aktualisht në futbollin shqiptar.

    Kontrata e tij me FSHF skadon nesër dhe sigurisht duhet konfirmuar largimi apo rinovimi i tij për të vijuar me hapin e rradhës.

    Presidenti Armand Duka në një lidhje të drejtpërdrejt me RTSH Sport foli hapur për situatën ku zbuloi se janë në bisedimet e fundit para se të zyrtarizohet firmosja e kontratës së re.

    “Interes nga Portugalia? Nuk besoj se është e vërtetë. Akoma nuk kemi bërë një kontratë të re rinovimi, por këto ditë besoj se do të bëhet një e tillë 2-vjeçare. Kur të firmoset quhet e mbyllur, akoma nuk është mbyllur. Jemi në ato bisedimet e fundit”, tha Duka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!