Kanë mbetur pak orë nga fillimi i ndeshjes Spanjë-Shqipëri, e tifozët e kuqezinjve kanë “pushtuar” rrugët e Dusseldorfit.
Siç shihet nga pamjet, atmosfera është mjaft pozitive, kudo mund të shikosh flamuj dhe ngjyra kuqezi.
Në stadium pritet të jenë jo pak, por mbi 35 mijë mbështetës të kombëtares. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se të shumtë janë ata që nuk kanë mundur dot të sigurojnë një biletë, duke bërë kështu që e vetmja rrugë të jetë shikimi i takimit nëpërmjet televizionit.
Ndeshja ndaj Spanjës e cila nis në ora 21:00 është jetike për Shqipërinë. Ekipi i Sylvinhos kërkon 3 pikët, për të avancuar tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.