Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli aventurën e saj në Euro 2024 pas humbjes minimale 1:0 ndaj Spanjës.
Gjatë tri ndeshjeve, djelmoshat e Sylvinhos arritën ta siguronin vetëm një pikë – atë ndaj Kroacisë.
Ajo pikë e fituar kishte vlerën e 500 mijë eurove, kurse në total Federata Shqiptare e Futbollit fitoi 9 milionë e 750 mijë euro.
Pjesën më të madhe të parave, Shqipëria i fitoi me kualifikimin në Euro 2024.
Kujtojmë që “Kuqezinjtë” ishin në një grup tejet të vështirë, ku si kundërshtarë patën ish-kampion e nën-kampion të Europës, Kroacinë, Italinë dhe Spanjën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.