×
  • Sport
  • EURO 2024

    BILD me version tjetër, shkruan se tifozët anglezë sulmuan serbët – disa u arrestuan

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 19:16

    Një përleshje mes tifozëve ndodhi në Gelsenkirchen të Gjermanisë, aty ku pas pak do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë.

    Fillimisht në rrjete sociale u raportua se tifozët anglezë ishin përleshur me ata serbë.

    Por, më vonë, Sky Sports doli me një video, duke thënë se autoritetet gjermane u kanë thënë atyre se tifozët shqiptarë janë përleshur me ata serb dhe se nuk ka pasur përfshirje të tifozëve anglezë.

    Por, mediumi i madh gjerman, BILD tani thotë se tifozët anglezë u sulmuan me ata serbë.

    Sipas tyre, huliganët anglezë kanë sulmuar tifozët serbë të cilët ishin ulur të qetë në restorant.

     

    BILD thotë se ka tifozë të arrestuar, teksa policia e ka vënë situatën nën kontroll.

    Anglia do të përballet me Serbinë sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Kampionatit Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!