UEFA ka caktuar gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e fundit të Grupit B të hënën mes Shqipërisë dhe Spanjës, e cila do të luhet nga ora 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf.
Gjyqtari kryesor do të jetë suedezi Glenn Nyberg. Ky i fundit shkaktoi polemika në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Bayernit, e cila përfundoi baras 2:2, pasi të dyja ekipet pretenduan se iu mohua nga një penallti.
Ai do të ndihmohet nga Mohbod Beigi dhe Andreas Soderqvist. Gjyqtari i katërt do të jetë Mykola Balakin, ndërsa VAR-i i është besuar gjermanit Christian Dingert.
Shqipëria ka një pikë në vendin e tretë, ndërsa Spanja me gjashtë pikë ka siguruar avancimin tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.