×
  • Sport
  • -->
    EURO 2024

    Declan Rice dhe Granit Xhaka, dy lojtarët që kanë vrapuar më së shumti në Euro 2024

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 20:24

    Tashmë kemi arritur në fazën gjysmëfinale të Euro 2024, ku do të kemi ndeshje tejet interesante gjatë javës së ardhshme (me 9 dhe 10 korrik).

    Zvicra u eliminua mbrëmë nga Anglia, por emri i Granit Xhakës vazhdon të qëndroj në statistikat më të mira të publikuara nga UEFA.

    Mesfushori shqiptar është i dyti që ka vrapuar më së shumti në pesë ndeshje në Euro 2024, me 62 kilometra gjithsej.

    I pari është mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice – i cili ka vrapuar 63.9 kilometra gjithsej në pesë ndeshje.

    Listën me top-3 e mbyll mbrojtësi i krahut te Gjermania, Joshua Kimmich – me 61 kilometra.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!