×
  • Sport
  • EURO 2024

    Duka: Kemi mirëkuptim me Silvinjon për ta vazhduar kontratën

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 7:07

    Kryetari i Federatës Shqiptare, Armand Duka ka folur në lidhje me vazhdimin e kontratës së trajnerit Silvinjos, i cili nuk ka një të tillë pas eksperiencës në Kampionatin Evropian.

    Duka, theksoi se ka një mirëkuptim me Silvinjon për ta vazhduar ujdinë.

    “E kam thënë, Silvinjos i ka mbaruar kontrata, jemi në mirëkuptim për ta vazhduar atë, nuk kemi hedhur një firmë në të, ka shkuar të pushojë disa ditë, javën e ardhshme do të takohemi sërish për të vazhduar punën”, u shpreh Duka për Klan Kosova.

    Ndërkaq ai e ka vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë në Kampionatin Evropian si pozitive.

    Duka mes tjerash, vuri në pah kombëtaret e vështira që kishte kombëtarja shqiptare në grup.

    Për mendimin tim ka qenë një paraqitje pozitive e ekipit shqiptar, në tri ndeshjet, në dy ndeshjet e gjysmë më ndeshjen e dytë dhe të tretë, ishte grupi më i vështiri i evropianit, paraqitje shumë e mirë, mund të kishim marrë më shumë në tri ndeshjet, nëse do kishim guxuar, nëse do kishim besuar më shumë. Tifozëria ishte fantastike”, u shpreh Duka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!