Qyteti i Dortmundit ka nisur të mbushet me tifozë shqiptarë, të cilët janë gati të “pushtojnë” stadiumin “Signal Iduna Park” në mbështetje të heronjve “Kuqezi” në duelin e parë në Euro 2024, me “Legjionarët” e teknikut Sylvinho, që do të përballen në orën 21:00, me kampionët e Evropës, në fuqi, Italinë.
Pavarësisht se duhen edhe rreth 8 orë që nga fillimi i sfidës, tifozët e “Kuqezinjve” kanë nisur festën e këtij eventi historik, teksa nga pamjet e siguruar nga Ora News, duken tejet të entizuazmuar aq sa ia kanë filluar këngëve e valleve.
Ndërkaq, kujtojmë se, Shqipëria vjen për herë të dytë në finalet e një kompeticioni madhor, siç është Kampionati Evropian i futbollit, teksa këtë radhë janë shortuar në grupin e “ferri” të këtij turneu, ku bashkë me kampionët e Italisë, janë edhe “La Furia Roja” spanjolle, si dhe Kroacia.
/Oranews/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.