×
  • Sport
  • EURO 2024

    “Graniti më tha të gjuaja drejt portës”, Vargas flet pas golit

    Reporteri
    29 Qershor 2024 | 21:23

    Kombëtarja e Zvicrës siguroi kualifikimin në çerekfinale të Euro 2024, pasi eliminoi Italinë.

    Futbollisti Ruben Vargas ishte realizator i golit të dytë dhe asistues i shënimit të parë nga Freuler.

    Pas ndeshjes, sulmuesi i krahut “Helvetik” tha se Granit Xhaka e shtyu atë të godiste topin drejt portës.

    “Granit më tha: Ruben, vetëm shëno. Më pas e dëgjoj prapë duke më thënë që të gjuaja drejt portës”, u shpreh Vargas

    “Kam qenë në formë të mirë. Nuk dua të ndalem”, vazhdoi tutje futbollisti zvicran

    Kujtojmë që tani Zvicra e pret fituesin mes Anglisë dhe Sllovakisë për ta mësuar kundërshtarin e radhës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!