×
  • Sport
  • EURO 2024

    Holanda e nis mbarë Evropianin, e mposht Poloninë

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 16:53

    Kombëtarja e Holandës e ka nisur mbarë Kampionatin Evropian pasi ka shënuar fitore të rëndësishmë ndaj Polonisë me  rezultat 2-1, shkruan Reporteri.net.

    Sulmuesit Gakpo në minutën e 29-të dhe Wout Weghorst në minutën e 83-të i shënuan golat për holandezët.

    Kurse Polonia ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 17′, përmes golit të Buksa, por kjo ishte e tëra çfarë arritën të bëjnë polakët pa liderin e tyre Lewandowski i cili nuk luajti pasi ishte i lënduar.

    Kujtojmë që Holanda është në grup me Francën, Austrinë dhe Poloninë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!