×
  • Sport
  • EURO 2024

    Ish-trajneri i Italisë me fjalë të mëdha për Xhakën: Bënte çfarë donte në fushë

    Reporteri
    01 Korrik 2024 | 13:21

    Italia e mbylli me zhgënjim të madh këtë Euro 2024, teksa axurrët nuk shkuan përtej fazës së 1/8-tave, aty ku u mposhtën nga Zvicra me shifrat 2-0. Kritikat për të kaltrit kanë qenë të shumta, ndërsa një ndër shënjestrat kryesore është trajneri Luciano Spalletti. Së fundmi, është ish-trajneri Fabio Capello që shprehet se Spalletti i bëri konfuzë lojtarët e tij me ndryshimet e shumta.

    “Për atë që pashë në fushë, mendoj se Spalletti i bëri shumë konfuzë lojtarët e tij. Në rolin e “playmaker-it”, luajtën Jorginho dhe Fagioli, por asnjë nga të dy nuk ka karakteristikat e Lobotkës që Spalletti përdorte te Napoli. Në ndeshjen ndaj Zvicrës, Xhaka bënte çfarë të donte në mesfushë, Fagioli as nuk i afrohej.

    Kam ndjesinë se në ndeshjen ndaj Spanjës, Spalletti nuk mendoi si trajner i kombëtares, por u soll si trajner i një klubi. Ajo që dua të them është se mu duk sikur ai nuk mendoj shumë, ka menduar se kjo është skuadra që kam dhe të shohim nëse përballemi dot me Spanjën. Zgjodhi një mbrojtje me katër kundër anësorëve më të fortë të këtij Europiani. Në fund të ndeshjes, të gjithë e pamë se cili ishte më i miri”, u shpreh Capello.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!