×
  • Sport
  • EURO 2024

    Itali – Shqipëri, ky pritet të jetë formacioni i kuqezinjve dhe azzurve sonte

    Reporteri
    15 Qershor 2024 | 11:30

    Sot nga ora 21:00 do të nisë ëndrra evropiane e Shqipërisë, që përballë do ta ketë Italinë.

    Në stadiumin e Dortmundit, Signal Iduna Park pritet të jenë të pranishëm mbi 50 mijë tifozë shqiptarë, kurse pak më shumë se 10 mijë italianë.

    Në konferencën e djeshme për media, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, tha se ende nuk ka vendosur për formacionin startues.

    Por tashmë kanë dalë formacionet e mundshme të të dyja kombëtareve, që pritet të rreshtohen me 4-2-3-1.

    Në portë tek Shqipëria pritet të jetë Berisha, në mbrojtje Hysaj, Ismajli, Gjimshiti e Mitaj, ndërsa në mesfushë Asllani, Ramadani, Asani, Bajrami dhe Seferi, kurse sulmit kuqezi pritet t’i prijë Armando Broja.

    Ndërsa te Italia në portë prite të jetë Donnarumma, në mbrojtje Di Lorenzo, Buongiorno, Bastoni dhe Dimarco, kurse në mesfushë Critante, Jorgihno, Frattesi, Pellegrini e Chiesa, ndërsa në sulm Scamacca

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!