×
  • Sport
  • EURO 2024

    “Jam krenar për këtë skuadër, jemi Portugalia”, Rondalo gëzohet për kualifikimin e Portugalisë

    Reporteri
    23 Qershor 2024 | 17:55

    Cristiano Ronaldo, si rrallë ndonjëherë u bë protagonist i sfidës së zhvilluar ndaj Turqisë, jo duke realizuar gol, por duke dhënë assist.

    Në përfundim të sfidës, Cristiano Ronaldo u shpreh se ishte majft i lumtur për kualifikimin e skuadrës.

    “Vendi i parë, jam krenar për këtë skuadër. Jemi Portugalia!”, ka deklaruar ai.

    Ish “ylli” madrilen zhvilloi një paraqitje pozitive gjatë gjithë sfidës në Dortmund.

    Në pjesën e dytë, pas një pasimi të gjatë ai u gjend i vetëm përballë portierit Bayindir, por kur të gjithë prisnin që CR7 të tentonte portën, ai pa krejtësisht të lirë Bruno Fernandezin dhe i dha pasimin për golin e tretë, që fiksoi edhe shifrat përfundimtare në 3-0.

    Një sukses i dytë në dy ndeshje në grup, që bëri që Portugalia të kaulifikohet për në fazën tjetër, me një ndeshje ende për t’u zhvilluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!