×
  • Sport
  • EURO 2024

    Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet në stërvitje pas humbjes me Italinë, përgatitet për ndeshjen me Kroacinë

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 16:13

    Kombëtarja shqiptare e futbollit i është rikthyer stërvitjes në kampin bazë në “Kaiserau” të Dortmundit.

    Pas humbjes 2-1 kundër Italisë në ndeshjen e parë të Grupit B të Euro 2024, kuqezinjtë patën një stërvitje të lehtë me karakter lehtësues.

    Të gjithë lojtarët ishin në dispozicionin e Sylvinhos, teksa atmosfera dukshëm ishte e nderë, kjo edhe pas humbjes me Italinë vetëm dje në mbrëmje.

    Tanimë kuqezinjtë po përgatisin ndeshjen e radhës, atë kundër Kroacisë të mërkurën në orën 15:00 në Hamburg.

    Veç këtij dueli, Shqipëria ka edhe përballjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës më datën 24 qershor në Dusseldorf.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!